Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama

29 Mars 2022, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2022-03-29 14:35:13

Ish-kryetarja  e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka përshëndetur arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorëve, por theksoi se nuk mjafton.  Në një deklaratë për mediat. Tabaku theksoi se SPAK duhet çojë para drejtësisë personat me pushtet politik, teksa akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si 'koka e kësaj afere korruptive'.

Për Tabakun, veprimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe hetimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, hetimet për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të bashkohen pasi personat e përfshirë i kanë kryer veprimet bashkarisht.  

    No videos found.