Arrestimi i Alqi Bllakos, Rama: Përgjegjësia individuale, PS mban përgjegjësi se si reagon ndaj shkelësit! Vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë

9 Prill 2022, 14:53

Kryeministri Edi Rama, në kongresin e PS-së është ndalur në fjalën e tij duke komentuar edhe arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia është individuale, ndërsa mban përgjegjësi si reagon ndaj shkelësit.

‘Përgjegjësia është individuale. Ata mbajnë përgjegjësi sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin. Këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban PS, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe më urdhër të kryeministrit, prokuroria nuk ekzekutonte flet-arreste, nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve. Kryeministri thoshte pa pikën e turpit do pres vendimin e formës së prerë. Fakti që nuk jemi si ata është medalja e nderit për ne, është fleta jonë e lavdërimit.’- tha Rama.

  •  

    No videos found.