Arrestimi i Erion Veliajt, Zhupa: Sot jeni në ditën më të keqe, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin

10 Shkurt 2025, 19:13 | Përditesimi: 10 Shkurt 2025, 19:13

Deputetja e PD Ina Zhupa, teksa u ndal tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, tha se PS sot është në ditën më të keqe.

Sipas Zhupës, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin.

‘Sot jeni në ditën më të keqe, është fillimi i fitores së 11 maj dhe Berisha do jetë në krah të zyrtare amerikanë, duke lartësuar emrin e vendit. Një nga një të gjithë ata që i kishit më afër kryeministrit si Lali Eri tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët, por për të pasuruar veten dhe familjen e tyre. Sali Berisha është persekutuar nga një drejtësi që është e kapur nga e majta. E tha me ironi njëri nga ju këtu që ‘nuk është radhë kosi apo qumështi’ po është radha e shqiptarëve. Ne kemi marr një përgjegjësi që të qëndrojmë krah vlerave të SHBA, të përkrahim modelin e vlerave amerikane të vërteta dhe jo atyre që janë kukulla në duart e Xhorxh Soros. Donald Trump qëndroi dhe fitoj, ne do të qëndrojmë dhe Sali Berisha do jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit’, tha ajo.

r.k./Shqiptarja.com