Paketa antidhunë kalon në komisione, PD: Antikushtetuese! PS: S’është kundër protestës Qefalia: Do kërkojmë falje nëse Kushtetuesja ju jep të drejtë

19 Nëntor, 15:39 | Përditesimi: 19 Nëntor, 15:39

Paketa anti-dhunë e qeverisë shkarkoi debate në Komisionin e të drejtave të njeriut. Jorida Tabaku tha se aktet normative janë tërësisht antikushtetuese dhe synojnë t’i japin policisë kompetenca që nuk i ka, por për socialistët masat janë për të kufizuar dhunën vandale në qytet dhe jo për të kufizuar të drejtën e protestës.

A.E/Shqiptarja.com