Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako, Gledis Nano takim me Arben Krajën në SPAK

2 Prill 2022, 10:20 | Përditesimi: 2 Prill 2022, 10:20
  1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, në ambientet e SPAK. Burime nga policia pohojnë se takimi ka në fokus bashkëpunimin dhe diskutimin mbi ngjarjet e fundit, përfshirë edhe arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit do të dalë sot para GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

r.k./Shqiptarja.com