Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri s'kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova

11 Shkurt 2025, 19:59 | Përditesimi: 11 Shkurt 2025, 19:59

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha

Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën ish lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka.

Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak.

r.k./Shqiptarja.com