"Arrestimi i sotëm është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të PD, në 2018 nisi procesin e denoncimeve, përkundër blerjes së heshtjes publike për 400 mln euro që i janë zhvatur taksapagusve të saj, arrestimi i ministrit të Ramës tregojnë se denoncimet tona kanë qenë të drejta, nuk ka qytetarë shqiptar që e beson se ky është peshku i madh, e dinë të gjithë që 17 vendime qeverie nuk i nxirrte dot një ministër, emrat e vërtetë që qëndrojnë pak kësaj afere janë të Edi Ramën, Damian Gjiknburit, Erion veliaj, Klodian Mërtirit dhe surrogatëve të tjerë ndaj sado nuk ka veprim të plotë nuk ka drejtësi të plotë. Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, është fillimi i një procesi por nuk mund të përfundojë pa dhënë përgjigje se cfarë bëhet me kokat, me kreun e qeverisë, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës, kjo dëshmon rëndësinë e madhe që ka komisioni hetimor, arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij Komisioni, ne po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, por tregohet se duke mos sjellë dokumentin e nevojshëm, fajtorët janë zbuluar", tha Basha.















