Arrestimi i Veliajt, Berisha: Është meritë e opozitës, por SPAK ngelet organizatë kriminale

10 Shkurt, 17:21 | Përditesimi: 10 Shkurt, 17:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arritje të opozitës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditën e sotme u vë në prangat nga oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK.

Nga oborri i parlamentit, pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare (10 shkurt 2025), Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

“Dorëheqje e mënjëherdjme e ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,- tha Berisha

r.k./Shqiptarja.com