Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte e armatosur! Sekuestrohet një pistoletë

21 Dhjetor, 09:15 | Përditesimi: 21 Dhjetor, 09:15

Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.

Jetmira Biba 35 vjeç u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur. Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

E.H/Shqiptarja.com