Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, merrte ryshfet 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët

14 Dhjetor 2023, 19:26

Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës i identifikuar si A.Xh, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.