Arvina Lleshi përplaset me Kiduina Zakën: Je hajdute, zari i Ballukut! Deputetja këshilla si psikologe: Menaxho emocionet

5 Tetor, 18:39 | Përditesimi: 5 Tetor, 18:39

Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.

Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.

SI.E./Shqiptarja.com