Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur!

16 Gusht, 14:06 | Përditesimi: 16 Gusht, 14:06

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i dështuar i një dite më parë në një lokal në Elbasan. Autori ka deklaruar se e kreu sulmin për hakmarrje ndaj personit që, sipas tij, kishte plagosur vëllain e tij vite më parë. Ndërkohë, shënjestra e atentatit pretendon se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar. Fatmirësisht ngjarja nuk pati viktima pasi arma nuk funksionoi në momentin e sulmit.

E.H/Shqiptarja.com