Atentati me 1 viktimë në Milot/ 2 miqtë u ndoqën nga autorët, i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! Zbrazën 100 plumba në drejtim të tyre

23 Korrik 2022, 15:18

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, drejtuesi i mjetit tip 'Toyota Land Crusiser' dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije lëvizjet e atentatorëve. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.