Atentati me 1 vrarë dhe 1 të plagosur në Rinas, automjeti i autorëve gjendet i djegur në Fushë-Krujë

11 Nëntor, 16:09 | Përditesimi: 11 Nëntor, 16:09

Një automjet është gjetur i djegur në Fushë-Krujë, specifikisht në fshatin Halil. Automjeti dyshohet se u përket autorëve të antentatit që ndodhi pasditen e sotme pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Danit, mik i Emiljano Shullazit, dhe i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).

r.k./Shqiptarja.com