Atentati në Elbasan, Mëhalla u vra poshtë shtëpisë së nënës! E moshuara dëgjoi të shtënat, telefonatë rojës së karburantit: Dil shih ç’ndodhi (Familja i beson ish-ortakut)

5 Dhjetor, 16:28 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 16:28

Familjarët e biznesmenit të vrarë në Elbasan Mondi Mëhalla, besojnë se 2 nga të arrestuarit, ish-ortaku i tij, dhe roja i karburantit, nuk kanë lidhje me vrasjen. Hetuesit nga ana tjetër, ende nuk e kanë gjetur ekzekutorin, por dyshojnë se ai mund të jetë Nevzat Spaho, i arrestuar. Kur u qëllua për vdekje, 43-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e nënës, e cila dëgjoi të shtënat dhe i kërkoi rojës të shihte çfarë ndodhi.

    I.M/Shqiptarja.com