Atentati në Fier/ Viktima Elton Javori sapo ishte kthyer nga Gjermania, autori e priti të dilte nga banesa për ta eliminuar

8 Dhjetor 2023, 13:32

Paraditen e 7 dhjetorit, Agim Gashi, që të gjithë në Fier e njohin me emrin Agli, e priti pranë banesës Elton Javorit, i cili nuk i mbijetoi plumbave precizë të shtëna nga pistoleta e tij.

Do të mjaftonin shumë pak sekonda të drejtonte armën dhe pasi Javori hapi xhamin e makinës së tij, ta qëllonte direkt në qafë.

Nga ky moment i filmuar nga kamerat e sigurisë e më pas, askush nuk di të thotë ku shkoi dhe çfarë drejtimi mori për t’u arratisur. Kontrollet e policisë në të gjithë qytetin e Fierit, në kërkim të makinës "Mercedes Benz" dhe drejtuesit të tij Gashi, kanë rezultuar të pasuksesshme deri tani.