Një atentat i pastër i mori jetën një 19-vjeçari në Shkodër teksa pinte kafe në një lokal pranë shtëpisë në lagjen Guerrile. Por hetuesit ende nuk kanë asnjë të dyshuar, pasi i riu, Erjon Xhenje, nuk është përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Të gjitha dyshimet çojnë drejt hakmerrjes së mundshme pasi i riu kishte filluar punë në fermën e Asmer Bilalit, një personazh i njohur për drejtësinë.