Konflikti për pronat me anëtarë të tjerë të fisit dyshohet se është pista kryesore e hetimit për vrasjen e Bujar Nasufit pronari i mobilierisë "Ferdinand" në Tiranë. 56 vjeçari u ekzekutua reth orës 20:40 të mbrëmjes së 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”, mes Pallatit me Shigjeta dhe zonës së Selitës.
Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.
Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', në rrugën 'Irfan Tomini' e cila sipas QKB-së rezultonte se ishte në likuidim e sipër, ndërsa së bashku me të vëllanë rezultojnë se kanë ndërtuar pallatin e quajtur 'kulla Ferdinand" ku dhe banonin, ndërsa apartamentet e tjera ishin shitur tek persona të ndryshëm.