Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe

25 Shkurt, 15:09 | Përditesimi: 25 Shkurt, 15:09

Kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë mbështetje mbështetjen për reformën në drejtësi dhe SPAK, duke thënë se u krijuan falë vullnetit të Partisë Socialiste. Për kreun e qeverisë, SPAK qëndron në këmbë falë kësaj mazhorance, pasi sipas tij SHBA është tërhequr.

“SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban Amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika”, tha Rama.

Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama komentoi edhe materialet e publikuara dje në media, Veliaj pretendon se prokurori i SPAK, Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyrësirë” brenda sallës së gjyqit. 

r.k./Shqiptarja.com