I ftuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju”, analisti Klementin Mile komentoi zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur te sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, protestat e PD-së dhe situata brenda opozitës. Sipas Miles, Berisha ka bërë një “autogol” politik, ndërsa elita e Partisë Demokratike po përfiton nga heshtja dhe distancimi.




















