Banorët e Lazaratit kishin përjetuar një natë tmerri në fundin e nëntorit të vitit 1998-të. Gazeta Koha Jonë shkruante në numrin e datës 26 nëntor 1998-të se në fshatin që cilësohej si kështjella e PD-së kishte pasur shpërthime me eksploziv dhe breshëri armësh si përgjigje kundër referendumit që miratoi Kushtetutën. Ndërsa qeveria e majtë e drejtuar nga Pandeli Majko sqaronte se në Lazarat ka organizim të banorëve që hidhen në veprim here pas here. Titulli kryesor ishte ky në Koha Jonë: “ Lazarat,terror kundër shtetit” .Në të njëjtën ditë Gazeta Shqiptare denonconte një skandal dhe shkruan në kryeartikull: “Vidhen 300 milionë në Uzinën e Poliçanit”. Në shtyp pasqyrohej edhe një takim i kryeministrit Majko me homologun italian D’Alema ndërsa Partia Demokratike nëpërmjet gazetës së saj RD bënte thirrje për një miting të madh në sheshin “Skënderbej” më 28 nëntor.


















