Çfarë shkruanin gazetat më 27 nëntor 1996/ FMN paralajmëron qeverinë Meksi se fajdet janë me rrezik të madh, alarm për falimentimin e Sudes

27 Nëntor, 09:39 | Përditesimi: 27 Nëntor, 09:39

Në numrin e datës 27 nëntor 1996-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht paralajmërimi që bëri misioni i FMN-së për qeverinë Meksi për fajdet. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha në konferencë se fajdet janë me rrezik dhe se nuk e njeh natyrën e kompanive prandaj kërkoi edhe transparencë. Ndërkaq qytetarët që kishin depozituar para tek Sudja ishin alarmuar për një falimentim të mundshëm dhe mbanin radhë përpara zyrave të kësaj firme piramidale që qëndronin mbyllur. Gazeta Shqiptare shkruan: “ FMN: Fajdet me rrezik” ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “Fajdet në kaos, FMN ikën”. Shenjat negative nga fajdet kishin filluar ndërsa më pas në marsin e 1997-tës vendi përfundoi në kaos total pas rënies së firmave piramidale. 
 

E.H/Shqiptarja.com