Avioni me drogë në Vermosh, dalin detajet e ekspertizës: Rezultatet e ADN dhe shenjat e gishtërinjve identifikuan 2 shqiptarë, janë në vëzhgim nga policia

25 Tetor 2021, 15:15

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.

Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion, Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 shqiptarë