Teksa dërgimi i qeses me produkte ushqimore mëngjesin e sotëm (22 tetor) dështoi për t’ia çuar në qelinë e paraburgimit Ilir Metës te blloku i sigurisë, ai që e ka finalizuar këtë ‘postë’ ka qenë avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë.
Genc Gjokutaj u pa te blloku i sigurisë me të njëjtën qese në dorë, ku brenda dallohej një çokollatë “Nestle Dessert”. Gjithashtu Gjokutaj mbante edhe një grup fletësh dokumentare në dorë.
Në mëngjes ishte sekretari i Metës, njëkohësisht shoferi i tij në momentin e arrestimit të hënën e 21 Tetorit te “Kthesa e Kamzës”. Meta pret daljen në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me 3 akuza të rënda. Avokati është një prej personave të vetëm që mund ta kontaktojë klientin e tij më shpesh nga të gjithë, për shkaqe proceduriale.