Avokati i Thaçit në Gjykatën e Hagës: Ish-presidenti është i pafajshëm, s'mund të kryente dhunë! Prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

11 Shkurt, 10:54 | Përditesimi: 11 Shkurt, 10:54

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u tha Mishetiç gjyqtarëve.

I.M/Shqiptarja.com