Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë ekzekutuar në Durrës, por SPAK nuk do ta hetojë

30 Mars, 11:06 | Përditesimi: 30 Mars, 11:06

Mustafaj Martinaj u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes. Në dalje të seancës, Mustafa Martinaj i pyetur se çfarë ka ndodhur me djalin e tij,  tha se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë."

A.M/Shqiptarja.com