Balla pret delegacionin e Bundestagut gjerman, të kënaqur me arritjet e Shqipërisë: Jemi të gëzuar që shohim një parlament të ri me pozitë dhe opozitë

21 Tetor 2021, 13:21

Teksa në Gjermani pritet që shumë shpejt të ketë një qeveri të re me socialdemokratët që fituan zgjedhjet e kaluara parlamentare, PSD atje premton më shumë mbështetje për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kanë qenë deputetët e PSD gjermane që e kanë shprehur një angazhim të tillë në një takim që kanë pasur me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.