Balla takohet me strukturat e PS-së në Fier: Nisëm përgatitjet për zgjedhjet! Përfunduam procesin e organizimit të partisë në këtë qark

26 Shtator 2022, 19:44

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla mblodhi pasditen e sotme Këshillin Koordinues të PS-së të këtij qarku. Ai bëri të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për veprimin politik të kësaj  force politike, jo vetëm në organizimin dhe fuqizimin e strukturave, por edhe në përgatitjet për zgjedhjet vendore.