Balla: Vota juaj kundër ‘Paketës së maleve’ është gafë, Diaspora e mirëpret, jeni kundër zhvillimit! Ç’keni me trenat ju, njëri premtoi tramvajin dikur (ironizon dhe Bashën)

30 Janar 2025, 16:01 | Përditesimi: 30 Janar 2025, 16:01

Projekti i rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe për linjën e aeroportit të Tiranës ishte një nga temat e rendit të ditës në Parlament. Fjalën për mazhorancën e mbajti ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili akuzoi opozitën se është kundër zhvillimit dhe teknologjisë. Ai kundërshtoi opozitën për pretendimet se po kalohen ligje me motive elektorale, duke thënë se Parlamenti duhet të jetë në punë, pavarësisht zgjedhjeve.

r.k./Shqiptarja.com