Balla-Bashës: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, rregullat në Kuvend s’ke shans t'i prekësh

16 Nëntor 2021, 11:58 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 11:58

Taulant Balla ka replikuar me kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj Kushtetutës, rregullave dhe etikës në Kuvend.

Balla tha se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por jo me Kushtetutën.

"Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash ti lexoje ndryshe, babai yt politikë ta lexojë ndryse, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkelë këto rregullave", tha Balla

r.k./Shqiptarja.com