Ballkani drejt BE-së, pesë vende me negociata të hapura! Mali i Zi drejt finish-it, Turqia 17 vjet pritje

20 Korrik 2022, 17:20

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt familjes Europiane. Kohëzgjatja deri në finishin e kësaj rruge të gjatë është tërësisht në duart dhe vullnetin e udhëheqësve të vendeve respektive për të plotësuar standardet e kërkuara nga BE. Se sa vite do t’u duhen këtyre dy vendeve deri në anëtarësim, nuk mund të parashikohet, por mbetet në varësi të kohës që u duhet vendeve të adaptojnë ligjet e BE, në bazë të 35 kapitujve që prekin të gjitha sferat e jetës. Disa vende si Serbia, Turqia dhe Mali i Zi kanë vite të tëra që presin finalizimi ne bisedimeve, pa pasur ende një datë se kur bëjhen pjesë e unionit.