'Ballkani i Hapur', Ekonomi për 3 marrëveshjet: Zhvillim në turizëm, rritje në shkëmbimet tregtare! Eksportojmë më shumë me Serbinë, bum në sektorin e bimëve medicinale

29 Korrik 2021, 22:38

Marrëveshjet e arritura në “Ballkanin e Hapur” për qarkullim e lirë në tregun e punës, ër të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave dhe për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore, sipas ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi do të sjellin përfitime të mëdha në këto fusha. Nga marrëveshjet e firmosura nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sjellin përfitime në sektorin e turizmit, lehtësira në shkëmbimet tregtare. “Qasja jonë drejt zhvillimit duhet të jetë me iniciativë të fortë. Lëvizja e lirë e personave është e rëndësishme sepse tregjet tona të punës goditen nga emigracioni i lartë. Marrëveshja e punës: Tani është më e lehtë për një të huaj të vijë në Shqipëri sepse janë lehtësuar të gjitha procedurat.Piramida e popullsisë në shqipëri ka një bazë të gjerë jo të ngushtë. Emigrimi merr forca pune, sepse kërkojnë të bashkohen me familjet. Siç vujmë ne vian gjermania që na merr infermierët. Në të gjithë botën tregu i punës lëviz sot. Kjo është marrëveshje e mirë sepse ne kemi nevojë për turizëm gjatë verës. Në këtë marrëveshje, ajo që ishte e rëndësishme ishte fakti që do shtojmë bashkëpunimin në sektorin e turizmit., do ketë vlerësime për çmime të biletave që serbia bën për Shqipërinë dhe M.V, do ketë discount. Ne smund të ofrojmë si vend i vetëm paketë turistike, por që të kemi paketa ndërvendas, në të gjithë rajonin. Krijimi i një tregu sa më të madh”, tha Ekonomi.