Ballkani i hapur/ Firmosen marrëveshjet: Tregti pa kufizime të ushqimeve, plan operacional për emergjencat civile, bashkëpunim në kulturë dhe energji

2 Shtator 2022, 17:33

Kryeminstri Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski dhe Presidenti i Serbisë Vucic firmosën në Beograd 4 marrëveshje, ku më kryesoret janë ato që i japin zgjidhje krizës globale të energjisë elektrike dhe tregtisë së ushqimeve. Në kuadër të Open Balkan 3 shtetet anëtare do të ndihmojnë njëra tjetrën për mungesat me produktet agro-ushqimore për një periudhë 5-vjeçare.