Ballkani i Hapur, Flamur Noka: Ide e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e Serbisë në Ballkan! Rama i kthen kurrizin Kosovës për t’i bërë qejfin Vuçiçit

28 Qershor 2022, 07:04

‘Ballkani i Hapur është një ide e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e Serbisë në Ballkan!’ Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se qeveria me Ballkanin e Hapur po shkatërron çdo normë kundrejt Kosovës, thjeshtë për t’i bërë qejfin Vuçiçit