Ballkani i Hapur/ Miratohet një tjetër marrëveshje, njihen certifikatat e veterinerëve, hiqen kontrollet në pikat kufitare

20 Dhjetor 2021, 10:10 | Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 10:10

Një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Ndërkohë do të njihen edhe certifikatat e veterinerëve.

 

r.k./Shqiptarja.com