Ballkani i Hapur/ Rama: Kemi qaje të ndryshme, por sërish qëndrojmë si shqiponjë me dy koka, por trup të unifikuar! Askush s'na kap në befasi

26 Nëntor 2021, 13:34

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë dhe forcojnë marrëdhëniet edhe pse Albin Kurti ka qasje tjetër me nismën Ballkani i Hapur. Ai tha se edhe shqiponja ka dy koka që shikon në 360 gradë por kanë një trup të përbashkët dhe nuk lejon kurrë të kapet në befasi nga të tjerët.

"Ballkani i Hapur kemi dy qasje të ndryshme, por kjo nuk na pengon që të bëjmë së bashku gjërat e duhura në funksion të ardhmes të dy vendeve tona. mendoj se këto opinione të ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet me nesh. Nëse do i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm, kur kokat shohin në drejtime të ndryshëm, por trupi qëndron drejtë. Mos kini asnjë dyshim që shqiponja me dy koka rrezikohet të kapet në befasi nga njëra anë apo tjetër pasi kontroll me sy 360 gradë. ne jemi shqiponjë me dy koka, kur të jemi shqiponjë me një kokë rrezikojmë të kafshojmë vetën. Jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona", tha Rama.

  •