Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
















