Banesat dhe bizneset në Koplik nën ujë, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje

22 Nëntor 2023, 14:48

Kopliku në Malësi të Madhe u përmbyt për shkak të motit të keq. Reshjet intensive dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë solli situatë kaotike në rrugë.

Report Tv sjell pamjet nga përmbytjet, ku shihet se banesa e biznese janë në ujë.

Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë nën pushtetin e ujit për disa orë.