Banesat e përmbytura në Lezhë, banorët e izoluar: Kemi 4 ditë nën ujë

22 Nëntor, 10:35 | Përditesimi: 22 Nëntor, 10:35

Situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e bregut të Matës në Lezhë vijon të jetë problematikë. Pavarësisht mbylljes se argjinaturës niveli i ujit vijon të jetë i lartë, kryesisht në Barbullojë dhe Myltë. Banorët janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi lëvizje, ndërsa nevojë kanë për bazë ushqimore për bagëtitë. Banorët thonë se kanë nën 4 ditë nën ujë.

 

I.M/Shqiptarja.com