Banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqani dhe Kodrës së Priftit protestë para Kuvendit, kundërshtojnë shembjen e banesave

3 Shkurt 2022, 10:10 | Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:59

Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

r.k./Shqiptarja.com