Banorët e Rrjollit 37 ditë protestë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt: S’i lëshojmë tokat tona, të ndalohen punimet deri sa të ‘flasë’ gjykata

7 Mars, 15:58 | Përditesimi: 7 Mars, 15:58

Banorët e Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh. Sipas tyre, toka u është grabitur me dokumente false nga Shpellzaj, që një dekadë më parë ka qenë zyrtar në Kadastër. Më pas pronën ia ka shitur botuesit të lidhur me familjen Berisha, i cili tashmë po punon për të ndërtuar resortin me 33 godina rezidenciale dhe një hotel luksoz.

E.H/Shqiptarja.com