Banorët e Surrojt kërkojnë rrugën e premtuar në fushatë! Bashkia e Kukësit: Kushton 521 milionë lekë, presim financim nga Fondi i Zhvillimit

31 Tetor, 13:42 | Përditesimi: 31 Tetor, 13:42

Banorët e Surrojt u bënë pjesë e mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak të Kukësit, duke kërkuar me insistim rikonstruksionin e rrugës, që u është premtuar gjate fushatave elektorale. Sakaq, bashkia e Kukesit thekson se vlera e projektit është 521 milionë leke ose 5 herë më e lartë se të ardhurat vjetore të bashkisë. Në këto kushte, bashkia e Kukësit ka kërkuar financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit por nuk ka marrë përgjigje.

I.M/Shqiptarja.com