Banori flet për 14-vjeçarin që u vra me thikë në zemër: Ishte djalë i shkëlqyer, ajo që ndodhi na la pa fjalë

15 Gusht, 10:31 | Përditesimi: 15 Gusht, 10:58

Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo të ndodhur dje në fshatin Pirg të Maliqit.

Ai e përshkruan të miturin që humbi jetën tragjikisht si një djalë të shkëlqyer.

“Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja.”, tha ai.

I.M/Shqiptarja.com