Banori në fshatin Ferras: Gjithçka u shkatërrua, uji mbi 1 metër brenda në shtëpi! Kam fjetur në makinë mbi urën e Mifolit, kërkoj ndihmë

13 Dhjetor 2021, 10:25 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 10:51

Reshjet e denura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar shumë problematika, kryesisht në Vlorë e Fier. Edhe pse sot situata u përmirësua dhe niveli i Vjosës ka rënë, në fshatin Ferras të Fierit një banor bën thirrje për ndihmë. Ai shprehet se uji në banesën e tij ka kaluar nivelin mbi 1 metër. Më tej deklaron se sot nuk ka parë askënd që të shkojë për ndihmë, ndërsa shton se gjithçka i është shkatërruar.

 

r.k./Shqiptarja.com