Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka denoncuar në Kuvend ndërtimin e një gradacele në Tiranë. Bardhi tha se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.
Sipas Bardhit, ndërtuesi i ka shtuar këto 5 kate shtesë pa leje, pra në total gradacela ka 45 kate nga 37 kate për të cilat ishte kërkuar leje.
Deputeti shprehet se pasi ka ndërtuar pa leje 5 kate, ndërtuesi ka bërë kërkesë për shtim katesh, ndonëse tashmë i kishte ekzistonte. Bardhi shton se ka bërë kërkesë në Bashkinë e Tiranës për këtë rast dhe i kanë thënë se kërkesa për shtimin e kateve i është refuzuar ndërtuesit pasi bie ndesh me nenin 17 të VKM 408.
Sipas Bardhit, Rama ka ndryshuar ligjin për interesa të këtij oligarku. Bardhi tha se me firmë të ministres Belinda Balluku dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama ka ndryshuar nenin 17 të VKM. Demokrati thotë se institucionet ulin kokën përballë të pakrshëmve të cilët i mbron Edi Rama.