Basha 11 propozime për statutin e PD, hesht për mandatin e kryetarit! Nga zgjerimi i kryesisë, sekretariatit deri tek përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie

12 Korrik 2021, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2021-07-12 15:33:49

Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, që pritet që të diskutohen ditën e enjte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit, edhe Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike. Por në ndryshim nga Kadilli, i cili propozon kufizim të mandatit të kryetarit të PD në katër vite në rast humbje në zgjedhje, Basha nuk ka asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.