Basha e thotë për herë të parë, paralajmëron përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike

18 Dhjetor 2021, 13:24 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 13:24

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të parë ka paralajmëruar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.  Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se ai po kërcënon SHBA-të.

"Ne do të lëmë jashtë radhëve atyre që kërcënojnë SHBA për interesat e tyre personale", tha sot Basha.

KT/Shqiptarja.com