Basha humbi zgjedhjet në 6 Bashki, Berisha: Harruan të thonë se 'Fajin e ka Saliu'

9 Mars 2022, 14:01 | Përditesimi: 9 Mars 2022, 14:01

Humbjen e Lulzim Bashës në 6 Bashki, Sali Berisha e ka komentuar me ironi. Duke iu referuar deklaratës së Bashës se kanë votuar vetëm 30% e votuesve, Berisha tha se  "ka harruar " të akuzojë se "fajin e ka Berisha".

"6 marsi është kushtrim për të gjitha ata të PD, thanë se fajin e kanë ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, harruan që të thotë 'Fajin e ka Saliu'.

r.k./Shqiptarja.com