Basha: Interesat e demokratëve më të shenjta se çdokush, do vazhdojmë përpara! Zemra e hapur për këdo që ka gabuar

11 Dhjetor 2021, 13:05 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 13:05

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sot se PD nuk do të përçahet, por përkundrazi do të vijojë përpara me misionin e saj. Nga selia e PD, Basha tha se ky 31-vjetor i PD është një ditëlindje e thyer për shkak se u vendos interesi personal mbi atë të demokratëve. Basha tha se PD mirëpret të gjithë ata që kanë gabuar, duke iu referuar demokratëve që iu bashkuan Berishës, por që kanë motive të pastra.

 

r.k./Shqiptarja.com