Basha 'kursen' Berishën më 8 Dhjetor, si përmend emrin por ka një mesazh: S'e shkulëm dot mentalitetin komunist

8 Dhjetor 2021, 13:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 8 dhjetorit, edhe pse nuk e përmendi me emër e kishte një mesazh edhe për Sali Berishën.

"Shqipëria po zbrazet, po i kalon ritmet e viteve '90. Kjo për shkak të regjimit që ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë është të përballemi me këtë regjim. ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, nuk ka më kohë për mua, për brezin tim, sepse do ishte mëkat ndaj 17-vjeçarëve të sotëm që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona që shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist, të vënies dorë në zgjedhje, të atakimit të opozitarit si armikut, të goditjes së mendimit ndryshe. E kërkoj sot faljen si kryetar i PD, për të gjitha ato përgjegjësi tonat, gabimet tonat dhe ajet tona që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë. Zotohem se PD është në këmbë, e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e forcë e bashkuar sepse ne kemi një mision, lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë si gjithë Europa", tha Basha.